Arrestohen shtatë persona në Pejë

10:59 | 4 Prill 2017

Janë arrestuar shtatë (7) të dyshuar meshkuj, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje të mëhershme janë përfshirë në rrahje. Si pasojë lëndime kanë pësuar dy të dyshuar të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, dy nga të gjithë të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje, ndërsa të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt. Njësitet policore janë duke hetuar rastin, thuhet në raportin e policisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara