Policia e Kosovës ka arrestuar në Ferizaj dy persona të kombësisë shqiptare, pasi që të njëjtit kanë lëshuar certifikata dhe diploma të ndryshme të falsifikuara.
Rasti ka ndodhur dje në rrugën “Rexhep Bislimi”, njofton të mërkurën Policia e Kosovës.
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë konfiskuar 65 diploma, një vulë dhe një veturë me targa vendore.
Po ashtu, gjatë kontrollit në bagazhin e veturës së konfiskuar janë gjetur mallra të ndryshme kryesisht kozmetikë, të cilave dyshohet se u është falsifikuar etiketa. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale