Arrestohen njëmbëdhjetë të dyshuar për përfshirje në veprën penale ‘importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armeve apo materialve plasese’.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi, Policia e Kosovës.
Postimi i plotë:
Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar (DHKO), pas hetimeve disa mujore, me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata Themelore Prishtinë, Departamenti Special sot, më 29.09.2020, në orët e mëngjesit ka realizuar një operacion policor në rajonin e Pejës. Gjatë këtij operacioni policor, janë kontrolluar shtëpi dhe objekte përcjellëse në 10 (dhjetë) lokacione të ndryshme. Hetuesit e DHKO-së janë përkrahur nga njësitet policore: Njësia Speciale Operative (NJSO), Njësia me qenë -K9 dhe dy njësi të Stacionit Policor Pejë.
Gjatë operacionit janë arrestuar 11 (njëmbëdhjetë) të dyshuar: B.M. (1977, m/k), S.R. (1975, m/k), I.R. (1954, f/k), B.U. (1981, m/k), S.K. (1968, m/k), F.P. (1970, m/k), A.C. (1978, m/k), A.F. (1983, m/k), K.S. (1974, m/k), A.S. (1964, m/k) dhe B.H. (1955, m/k). Kurse, i dyshuari P.M. (1984, m/k), nuk është hasur nga policia dhe mbetet në kërkim policor.
Gjate kontrollit, si prova materiale janë gjetur dhe sekuestruar:
Me aktvendim të prokurorit kompetent, njëmbëdhjetë të dyshuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë./arbresh.info/
https://www.facebook.com/KosovoPolice/photos/pcb.3481641221896389/3481637891896722
OVL e UÇK-së mbështet protestën në Shkup: Dinjiteti shqiptar...
Gjendja e Lamal nuk është ende mirë: Nuk do të prekë top me ...
Vetaksidenti me fatalitet në Dollc, një nga të lënduarit dër...
Rreth 143 mijë aplikime nga mërgata për të votuar në zgjedhj...
Sa shqetësuese është shpërthimi i Ebolës në Kongo?
Lewandowski përshëndetet me duartrokitje në këmbë në ndeshje...