Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona (të mitur) në Prizren nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “Grabitje “ dhe “Tentim Grabitje”.
Sipas policisë, të njëjtit dyshohen se te hekurudha – afër stacionit autobusëve Prizren me forcë dhe me përdorimin e thikës kanë arritur nga t’i marrin 200 euro, nga viktima, shkruan Arbresh.info.
Si pasojë e kësaj, dy viktimat kanë pësuar lëndime.
Të arrestuarit sipas policisë janë: I.B viti i lindjes 2010, E.Z viti i lindjes 2007, F.Z viti i lindjes 2009, B.M viti i lindjes 2008.
“Te dëmtuarit kanë marr ndihmën e parë mjekësore ne spital dhe me pas janë liruar. Sektori i hetimeve kanë arrestuar te dyshuarit, i kanë sjell ne stacionin policor ne Prizren dhe në prezence te avokateve, prindërve, punëtoreve social janë intervistuar dhe kanë pranuar veprën penale në tersi.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Të njëjtit janë ndaluar për 24 orë.
“Lidhur me veprimet hetimore, është informuar Prokurori Kujdestar për te Mitur dhe ndaj katër te dyshuarve është lëshuar Aktvendim për ndalim 24 orë. Ndaj tyre do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Grabitje’’ dhe “Tentim Grabitje”.”, bën të ditur policia./Arbresh.info/
50 aksidente trafiku dhe 1,981 gjoba gjatë 24 orëve të fundi...
A është Hantavirus kërcënim për Evropën? Shpërthimi i tij rr...
Sot prezantohet platforma digjitale për menaxhimin e mbeturi...
Gjendet personi i zhdukur në Reçan të Prizrenit
Rusia godet kompleksin ku banon ambasadori shqiptar në Kiev/...
Kuvendi Zgjedhor: Ardian Gjini sot merr drejtimin e AAK-së