Në stacionin Policor nё Klinë, me datёn 02.02.2021, Policia e Kosovës ka pranuar informacion se nё rrugën ‘Abedin Rexha’ në Klinё, disa persona kanë depërtuar brenda një marketi dhe kanë vjedhur gjëra ushqimore dhe sasi të konsiderueshme të alkoolit të llojeve të ndryshme, shkruan Arbresh.info.
Ndërkaq ,njësiti i Hetimeve pranë Stacionit Policor në Klinë, pas njё pune intensive operativo-hetimore, kanë arritur tё identifikojnë dhe arrestojnë katër tё dyshuarit e moshës së mitur. Ata dyshohen se kanë kryer edhe shumë vepra tjera penale ‘Vjedhje e rëndë’ ,pas intervistimit në koordinim të plotë me Prokurorin për të mitur dhe Prokurorin për krime të rënda, të dyshuarit ndalohen pёr 24- orё.
Ndërsa nga Gjyqtari për të mitur të dyshuarve iu është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
Tronditëse në Austri: Nëna dyshohet se vrau me thikë djalin ...
Parashikimi i motit për të shtunën
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...