Policia e Kosovës ka prangosur gjashtë persona, të cilët ishin përfshirë në një përleshje pas një mosmarrëveshje në trafik.
Sipas policisë, tek njëri nga të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një revole e Zoraki me katër fishekë.
Rasti ka ndodhur në Prishtinë. Me urdhër të prokurorit kompetent, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë janë përfshirë në një përleshje ndërmjet vete pas një mosmarrëveshje në trafik, që kishin pasur dy prej tyre. Nga një i dyshuar është konfiskuar një revole e Zoraki me katër fishekë, ndërsa nga një i dyshuar tjetër një thikë. Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje”, bën të ditur policia./arbresh.info
Kurti në Zvicër: Forma më e lartë e patriotizmit është arsim...
Hoxha falënderon Rubion për nderimin e Nënë Terezës
Nis dizensektimi në zona endemike, Muja: 971 mijë euro për s...
Ligji i ri për Shtetësinë përplas partitë politike, Sveçla: ...
Sulm me bombë ndaj trenit në Pakistan, 24 të vdekur dhe dhje...
A e bashkoi apo e përçau Osmani LDK-në?, flet Haziri