Janë arrestuar dy persona në Komunën e Kamenicës, pasi dyshohen se po kontrabandonin 80 thasë me speca.
Arrestimi i tyre ka ndodhur të dielën, në rrugën që lidhë fshatrat Dajkoc dhe Koretin.
Sipas policisë, të dyshuarit për këta thasë me speca nuk kishin dokumentacion përcjellës.“Malli dhe automjeti është konfiskuar dhe është dërguar në terminal doganor.
Personat e dyshuar janë liruar në procedurë të rregullt”, përfundon raporti i PK-së.
Njoftimi i plotë:
KONTRABANDIM ME MALLRA
Fsh. Dajkoc-Koretin, 05.09.2021 – 19:35. Njësiti policor ka ndaluar dy të dyshuar meshkuj, me një kombi në të cilin kishin të ngarkuar rreth tetëdhjetë thasë me speca, për të cilat nuk kishte dokumentacion përcjellës. Malli dhe automjeti është konfiskuar dhe është dërguar në terminal doganor. Personat e dyshuar janë liruar në procedurë të rregullt./arbresh.info/
Rrahu e kërcënoi nxënësit e shkollës fillore në Kamëz, shpal...
Galatasaray eliminon Juventusin në një ndeshje dramatike
Trump telefonatë me Zelensky/ Diskutime për takimin e ardhsh...
Vengu: Shqipëria drejt përfshirjes në Forcën e Stabilizimit ...
BE: Asnjë rrezik për mungesë nafte në Hungari dhe Sllovaki
Çitaku kundër kandidaturës së Osmanit: S’i trajtoi barabarte...