Dy persona janë arrestuar dje në Prizren, pasi Policia iu ka gjetur armë dhe substanca narkotike.
Gjatë kontrollit të veturës dhe shtëpive të tyre, personave në fjalë iu janë konfiskuar tre lloje të substancave narkotike, disa armë dhe gjëra të tjera, shkruan Arbresh.info.
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Rr. Tranziti i Ri, Prizren 19.01.2024 – 15:50. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që gjatë kontrollit të veturës dhe shtëpive të tyre janë gjetur dhe konfiskuar 7.66 gram substancë narkotike e llojit kokainë, 9.46 gram substancë narkotike e llojit marihuanë, 26.19 gram substancë narkotike hashash, një pushkë gjysmë automatike, dy pistoleta, një palë dylbi, dy shufra, një sprej, një antiplumb, një karikator, një telefon mobil dhe 346 fishekë të kalibrave të ndryshëm. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, shkruhet në raportin 24-orësh të Policisë./Arbresh.info
Universiteti i Tiranës: E drejta për t’u arsimuar dhe për t’...
Irani refuzon armëpushimin e ShBA-së
Arteta “çmend” Arsenalin: stërvitje me stilolapsa para ndesh...
Qeveria ashpërson masat për ndotjen, Shqipëria drejt standar...
Izraeli godet impiantin më të madh të Iranit, tensione para ...
Tensione në ndeshjen Rilindja 1974 – Trepça, u desh ndërhyrj...