Arrestohen dy të dyshuar për disa raste të vjedhjeve dhe vjedhjeve të rënda
Dy persona janë arrestuar në Lipjan pasi dyshohet se kanë kryer vjedhje të rënda në disa Xhami në fshatra të ndryshme të Lipjanit.
Policia njofton rastet ishin denoncuar në polici përgjatë vitit 2023 dhe 2024, ku dyshohej se, persona të dyshuar kishin vjedhur gjësende të ndryshme e në disa raste kishin dëmtuar dhe asgjësuar edhe pasuri në objektet e Xhamive, përcjell Arbresh.info.
“Që nga deponimi i denoncimeve, policia në vazhdimësi ka ndërmorë një varg veprimesh hetimore e operative me qëllim të ndriçimin e rrethanave të ngjarjeve si dhe identifikimin e të implikuarve. Progresi i hetimit të rasteve rezultoi me identifikimin dhe arrestimin e dy të dyshuarve; J. H, mashkull, 31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe, L. K, mashkull, 33 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilët me rekomandimin e prokurorit të shtetit u dërguan në mbajtje prej 48 orësh., ndërkaq ndaj tyre u iniciua një hetim në drejtim të veprave penale “Vjedhja:, “Vjedhja e Rëndë” si dhe “Asgjësim apo Dëmtim i pasurisë””, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info
Policia jep detaje për rastin në Llaushë të Skenderajt, vikt...
Një muaj paraburgim ndaj pejanit për shitje dhe blerje të na...
Kriza me derivate, ndërmarrja “Trepça” ndan 400 mijë euro pë...
Alarmon shoqata e qumështarëve: Jemi në një situatë alarmant...
Azemi: Punëtorët teknik dhe fizik të Prishtinës kërkojnë pag...
“Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, Trump kërcënon sër...