Policia e Kosovës njofton se dje janë arrestuar dy ish pjesëtar të Policisë së Kosovës në Zubin Potok.
Sipas raportit, gjatë kontrollit në shtëpinë e të arrestuarit të parë janë gjetur dhe konfiskuar disa pjesë të uniformes së Policisë së Kosovës, si dhe një armë gjuetie me leje të skaduar me 50 copë fishek, ndërsa në shtëpinë e të arrestuarit të dytë janë konfiskuar: Një uniformë, një folder me dokumente dhe një shtëpizë e kompjuterit, shkruan Arbresh.info.
I arrestuari i parë me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa i arrestuari i dytë, me vendim të prokurorit është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt./Arbresh.info/
Rritjet e sheqerit pas ushqimit: A është uthulla e mollës nj...
Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave usht...
Miell i skaduar prej prillit të kaluar, AKU e bllokon pas si...
Ekstradohen nga Gjermania në Kosovë, dy të kërkuar me letër ...
Parashikimi i motit për të premten
Drita e pafat, mposhtet në frymën e fundit nga Celje