Dy burra janë arrestuar të premten në Fushë Kosovë, nën dyshimin se janë përfshirë në veprën penale “blerja, shitja dhe shpërndarja e paautorizuar e substancave narkotike”.
Policia ka bërë të ditur se gjatë bastisjes në shtëpitë e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar 1.68 kilogramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, 13 gram substancë që dyshohet të jetë e llojit kokainë, pesë bimë kanabisi me gjatësi 10-30 centimetra, një peshore digjitale, dy telefona celular, qindra qese që shërbejnë për paketimin e narkotikëve dhe 740 euro para të gatshme.
Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Njësitë relevante policore kanë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe gjatë bastisjes në shtëpitë e tyre kanë gjete dhe konfiskuar: 1.68 kg substanca që dyshohet të jenë narkotike të llojit marihuanë, 13 gram substanca dyshohet të llojit kokainë, pesë bimë kanabisi me gjatësi 10-30 cm, një peshore digjitale dy telefona celular, qindra qese që shërbejnë për paketimin e narkotikëve dhe 740 euro para të gatshme. Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Kosova pranon Planin e Punës për Punësim dhe Politika Social...
Irani: Kemi marrë masa për t’u përballur me bllokadën e SHBA...
Zjarr në katin e gjashtë të një banese, situata vihet nën ko...
Kos: Në BE ka vend për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndi...
Konjufca: Dialogu me Serbinë i brishtë për shkak të mungesës...
Zyrtare: Kosova me dy miqësore në qershor, Çekia jashtë dhe ...