Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar s sot në orët e pasdites, Policia e Kosovës ka arrestuar dy aktivistë e saj, Naim Bunjakun dhe Mehmet Selacin, pasi po shkruanin grafite në Vushtrri.
Sipas Vetëvendosjes, këto arrestime janë në kuadër të një fushate të gjerë të pushtetit për të përndjekur politikisht aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje:
“Arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! po vazhdojnë edhe për aktivitete tërësisht paqësore. Në orët e pasdites, në Vushtrri janë arrestuar aktivistët Naim Bunjaku dhe Mehmet Selaci. Derisa u morën për t’u dërguar në polici, ata ishin duke shkruar grafite që e kundërshtojnë themelimin e “Zajednicës” dhe zgjerimin e saj në Vushtrri. Këto arrestime janë në vijim të një fushate të gjerë, ku pushteti po përdor policinë e gjyqësorin për të përndjekur politikisht dhe për të burgosur aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Këto ditë është paralajmëruar se Lista Serbe ka kërkuar që fshati Prilluzhë të ndahet nga Komuna e Vushtrrisë dhe të formohet si komunë me shumicë serbe, për t’u bërë m? ? tej pjesë e “Zajednicës”. Por, siç thoshte edhe aksioni jonë sot, as Vushtrria nuk do të ndahet, as Kosova nuk do të copëtohet. Arrestimet e padrejta të policisë së instrumentalizuar të Mustafës, jo që nuk po na frikësojnë, por ato na shtojnë arsyet për ta përmbysur këtë regjim diktatorial”, thuhet në njoftimin e VV-së.
Izraeli godet qytetin libanez të Tiros, pavarësisht paralajm...
PDK pas zgjedhjeve: Zgjedhjet e brendshme mund të nisin në s...
Inspektorati në Mitrovicë ndalon punimet që po kryheshin pa ...
Në Forumin Ekonomik të Vjenës, Kurti fton kompanitë e huaja ...
Nico Paz merr vendimin e papritur rreth të ardhmes së tij
Spalleti e do me çdo kusht tek Juventusi, por ky është vendi...