Policia e Kosovës ndaloi sot dy aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Kastriot Gërbeshin dhe Januz Shatrin, të cilët më pas i arrestoi pa asnjë arsyetim, thuhet në njoftimin e VV-së.
“Këta dy aktivistë i shtohen 21 aktivistëve të tjerë të VETËVENDOSJE!-s, që aktualisht janë nëpër masa të ndryshme policore, nga të cilët 13 janë nëpër burgje.
Kjo është një fushatë persekutimesh politike që të kujton kohën e regjimit jugosllav. Opozitarët, veçanërisht Lëvizja VETËVENDOSJE!, po trajtohen si cak i abuzimit policor. Arsyeja pse po ndodh kjo është për shkak të dëshirës të pangopur të Hashim Thaçit për t’u bërë President dhe për shkak të mospranimit të zgjedhjeve të parakohshme si zgjidhje për ngërçin politik që e ka prodhuar veprimtaria antikushtetuese e Qeverisë Mustafa-Thaçi.
Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të aktivistëve dhe ndaljen e kësaj fushate të përndjekjes për arsye politike.”/Arbresh.info
Platini: Komplot për të më larguar nga presidenca e FIFA-s
Hargreaves: Pavarësisht rezultateteve, bashkëpunimi i partiv...
Kapen mbi 30 mijë euro të padeklaruara në kufirin e Kosovës
24% e votave të numëruara: TOP 5 më të votuarit nga secila p...
Kongo, numri i të viktimave nga Ebola shkon në 100
Vrasja e 11-vjeçares në Francë, arrestohet edhe vëllai i të ...