Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) bën të ditur se ka fituar kontestin gjyqësor ndaj ndërmarrjes “Aurora Israphone” në vlerë prej 11 milionë euro.
ARKEP sot ka pranuar, pas një procesi të gjatë gjyqësor, aktgjykimin refuzues, me numër 624/16, nga Gjykata Themelore – Departamenti për çështje ekonomike në Prishtinë ndaj kërkesëpadisë së ndërmarrjes “Aurora Israphone” me objekt të kontekstit “Kompensimi dëmit për fitimin e humbur”, njofton kumtesa.
Më tutje thuhet se ky proces ka filluar që nga viti 2010, ku janë mbajtur një numër mjaft i madh i seancave gjyqësore, e ku pala paditëse ka kërkuar kompensimin e dëmit në vlerë prej 11 milionë eurosh nga PTK dhe ARKEP-i.
Po ashtu në njoftim thuhet se në këtë proces ARKEP është përfaqësuar dinjitetshëm dhe në mënyrë profesionale nga zyrtarët: Rrezarta Ajeti dhe Ilir Imeri. Kështu, pas një periudhe të gjatë të shqyrtimit të kësaj lënde, në të cilin janë trajtuar një numër i konsiderueshëm i provave materiale, ARKEP ka arritur me sukses të dëshmoj dhe vërtetoj të drejtën e saj, si një rregullator i pavarur dhe i pa anshëm ndaj të gjithë ofruesve të shërbimeve të komunikimeve elektronike që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në Republikën e Kosovës.
Në funksion të zbatimit të detyrave dhe përgjegjësive, të cilat dalin nga Ligji për Komunikimet Elektronike, ARKEP thotë se mbetet i përkushtuar në vazhdimësi për rregullimin e tregut mbi bazën e parimeve themelore, të cilat garantojnë konkurrencë efektive, transparencë, mosdiskriminim dhe para së gjithash mbrojtjen e të drejtave të konsumatorit
Ronaldo i rikthehet stërvitjes te Al-Nassr pas zgjidhjes së ...
Kryetari i Malishevës jep mbështetje për Marshin “Drejtësi, ...
U kap me 10 qese drogë, arrestohet një person në Mitrovicë
Hyri për vetëm tri ditë në shtëpi, Luizit i vjen dron në Big...
Kamberi: Për çlirimtarët e Kosovës janë shumë edhe 45 ditë b...
Lumbardh Dellova në formacionin e javës në Bullgari