Shefi i negociatave me Serbinë, Avni Arifi është zotuar sot para Komisionit për Punë të Jashtme, se para çdo takimi që do të mbahet mes Kosovës e Serbisë për bisedime, do të takohet me anëtarët e Komisionit.
Takimi i radhës mes ekipeve teknike do të zhvillohet më 26 shkurt në Bruksel, shkruan Arbresh.info.
Takimi ishte planifikuar të mbahej më 16 janar 2018 mirëpo pala serbe ishte larguar nga Brukseli në shenjë proteste për vrasjen e Oliver Ivanoviq në veri të Kosovës pikërisht atë ditë.
Arifi ka bërë të ditur sot në Komisionin për Punë të Jashtme se më 26 shkurt do të diskutohet për realizimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani./Arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1698022606929491/
Rexhaj i quan mllef kundër VV’së dhe transfere futbolli larg...
E konfirmuar: Trepça e pret Vushtrrinë në Mitrovicë, pritet ...
Bedri Hamza e mirëpret Aida Dërgutin në PDK
Franca përgatit ndihmë financiare për linjat ajrore pas rrit...
Vlahovic i vetëofrohet Barcelonës
Kurti nderon Bahri Fazliun: Figurë e rrallë që bashkoi pushk...