Kryetari i degës së AAK-së në Prishtinë, Avni Arifi, ka ‘goditur’ kryeministrin Isa Mustafa, i cili tha se sapo AAK të lexoj raportin e demarkacioni do ta votojë atë.
Arifi ka thënë, se kryeministri po merret me opozitën vetëm për të zhvendosë vëmendjen nga poshtërimi që Thaçi e Veseli po i bëjnë atij.
Ky është postimi i plotë i Arifit:
“Isa Mustafa paska gjetë kohë apo shpëtim me u marrë sonte me opozitën dhe demarkacionin. Ska faj se po i duhet diçka me zhvendos vëmendjen nga poshtërimi që “haverat” e tij Hashimi dhe Kadriu i bënë me ligjin për FSK. Pas trenit e tash me këtë ligj Isa po e pranon se është i hapur për çdo lloj poshtërimi vetëm e vetëm të vazhdoj të jetë Kryeministër në letër. Se e pranon ky poshtêrimin ska kush që habitet por pyetja shtrohet sa e duron LDK-ja? Po duket se Rugovizmi në këtë parti është shëndrruar në Isoizëm që dmth i hapur për poshtrim”, ka shkruar Arifi në logarinë e tij në Facebook.
Rritet numri i lindjeve në Kosovë, për katër vite lindën mbi...
Ansambli “Shota” sjell program artistik në shënim të 18 vjet...
Këta janë fituesit e çmimeve kryesore në Grammy 2026
Guardiola pas barazimit me Tottenhamin: Po luajmë në nivel t...
Ramush Haradinaj arrin në SHBA, do të ketë fjalim edhe në Ca...
Ukraina pret rundin e ri të bisedimeve trepalëshe, ndërsa sh...