Ardhja e bashkatdhetarëve në Kosovë – kjo është gjendja në vendkalimet kufitare

15:48 | 24 Dhjetor 2020

Shumica e vendkalimeve kufitare të Kosovës vazhdojnë të jenë të lira për qarkullim pavarësisht fluksi të madh të bashkatdhetarëve.

Sipas të dhënave të fundit që janë publikuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, kolona janë krijuar vetëm në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë, kolonat në hyrje të kësaj pike arrijnë deri në 600 metra.