Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia ka pritur në takim Ambasadorin, Christoph Weidinger.
Ministri Vitia në takim me Ambasadorin Weidinger shprehi gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit me shtetin e Austrisë në mënyrë të veçantë në fushën e shëndetësisë.
“Shërbimet shëndetësore që shteti i Austrisë ofron për qytetarët e tij dhe përvetësimi i këtyre praktikave bashkëkohore do të ishin një ndihmesë e madhe për avancimin e shërbimeve publike shëndetësore në Kosovë”, deklaroi ministri Vitia.
Në takim u diskutua për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit mes dy shteteve, ku përvoja e shtetit të Austrisë është shumë e mirëseardhur në rritjen e kapaciteteve dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore që është një nga objektivat Ministrisë së Shëndetësisë, veçanërisht tani që ekzistojnë parakushte me rritjen e buxhetit për këtë sektor.
Ambasadori Widinger e falënderoi ministrin Vitia për mikpritjen dhe ofroi mbështetjen e shtetit që ai përfaqëson në sektorin e shëndetësisë. /arbresh.info/
Kiara, Efi, Bledi dhe Ronaldo rikthehen në “Big Brother VIP ...
Messi nuk pranon t’i ulet paga te PSG
U konfliktuan për një borxh, shqiptari qëllon 6 herë me armë...
Peja tregon forcën përpara ndeshjeve të “Play-off-it”
Mbështetja për Ukrainën, temë diskutimi në takimin e NATO-s ...
Antoneta lë shtëpinë e Big Brother