Në 20-vjetorin e zhdukjes së veprimtarit të çështjes kombëtare dhe intelektualit Ukshin Hoti, djali i tij, Andin Hoti ka paralajmëruar se do ngre padi ndaj Serbisë për rastin e babait të tij.
Në një intervistë të dhënë për Telegrafin, Hoti tha se Serbia duhet të përgjigjet për 1 mijë e 600 persona të zhdukur gjatë konfliktit në Kosovë.
“Zhdukja e babit dihet botërisht se ka ndodhur me forcë nga organet serbe, për shkak se babai ka qenë në burgun e Dubraves. Ne ende si familje, po ashtu sikur edhe familjet tjera mbajmë shpresë që të dihet fati i babait dhe i 1600 personave tjerë që janë zhdukur me forcë nga Kosova. Shumë shpejtë do të kem mundësi që të bëjmë padi ndaj Serbisë për rastin e Ukshin Hotit”, tha ai për Telegrafin.
Hoti ka fajësuar edhe ndërkombëtarët që nuk e kanë trajtuar me seriozitet çështjen e personave të pgjetur. Ai ka kërkuar që në fazën finale të dialogut me Serbinë, pika e parë të jetë çështja e të pagjeturve.
Gjesti pas publikimit të këngës: Jom mundu me kursy familjen...
E dhimbshme: Nesër varroset Hekuran Hoxha, biznesmeni nga Gj...
“Memories”, Gjesti publikon këngën më emocionale të tij
Ambasada amerikane në Tiranë paralajmëron për pasoja të rënd...
Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në...
Çka u konfiskua në aksionin e Antidrogës në Suharekë? – poli...