Për draft-statutin e Asociacionit, i cili deri më tash nuk është zbardhur zyrtarisht nga asnjëra palë, pritet të bisedohet nesër në Bruksel, ndërmjet kryenegociatorëve Bislimi e Petkoviq.
Ndër shumë drafte që kanë dalë në publik këto ditë, vetëm për dokumentin e prezantuar së fundmi nga ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, qeveria nuk flet për vërtetësinë e tij.
Për draftin e Asociacionit, i cili deri më tash nuk është zbardhur zyrtarisht nga asnjëra palë, pritet të bisedohet nesër në Bruksel, ndërmjet kryenegociatorëve, Besnik Bislimi e Petar Petkoviq.
Ndërkohë i pari i qeverisë, Albin Kurti, ka bërë me dije se i kanë dërguar vërejtjet e tyre mbi përmbajtjen e draftit në Bruksel, por po ashtu ka thënë se drafti i modernizuar për Asociacionin është më i avancuar se marrëveshja e vitit 2013.
Derisa në Prishtinë po vazhdojnë reagimet për mungesë transparence në këtë proces, profesori universitar Mazllum Baraliu, vlerëson se mospublikimi i draft-statutit, tregon qartë se përmbajtja e tij është e diskutueshme.
“Kjo që shihet që qarkullon sidomos drafti i fundit duket të jetë diçka autentike nga ata që e kanë përgatitur dhe ka përmbajtje e cila nuk është ashtu siç e kanë proklamuar, as nga ndërmjetësitë dhe as nga përfaqësuesit tanë fatkeqësisht por ka një përmbajtje në këtë status që është një lloj ligji i veçantë është një lloj kushtetutë materiale një surrogat juridik paralel me shtetin e Kosovës dhe përpiqet në forma shumëkuptimëshe për të krijuar një substrat juridik kushtetues paralel me shtetin e Kosovës”, tha Mazllum Baraliu, profesor universitar.
Analisti, Artan Muhaxhiri thotë se e nesërmja nuk do të qartësojë thuajse asgjë në raport me marrëdhëniet Kosovë-Serbi dhe se mospublikimi i draftit është i pakuptimtë.
“Është krejtësisht e pakuptueshme, pse nuk bëhet publik, nga ana e qeverisë dhe nga ana e ndërkombëtare, sepse publikimi i draftit, do të mundësonte një debat konstruktiv, ndoshta do të ishte shumë mirë për qeverinë e vendit, që të ide3ntifikonte edhe ndonjë mundësi për të modifikuar, dhe në vend të kësaj kemi drafte të cilat nuk hidhen poshtë nga qeveria, do të ishte një ndihmë shumë e madhe, që ekspertiza publike të shkonte në favor të qeverisë”, tha Artan Muhaxhiri, analist .
Përmbajtja e draftit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, nuk është bërë publike zyrtarisht me arsyetimin e konfidencialitetit të tij, si kërkesë e ndërkombëtarëve.
E ndër shumë drafte që kanë dalë në publik këto ditë, vetëm për dokumentin e prezantuar së fundmi nga ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, qeveria nuk ka as mohim e as pohim për vërtetësinë e tij./rtk
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...