Ambasadorit francez i pëlqen atmosfera në Prishtinë: Kosova e bukur

11:03 | 6 Dhjetor 2022

Ambasadorit të Francës në Kosovë, Olivier Guerot, i ka pëlqyer atmosfera e bukur e mëngjesit në sheshin “Zahir Pajaziti” në Pishtinë.

Guerot në Twitter ka publikuar një fotografi të sheshit të Prishtinës duke shkruar se amtmosfera në mëngjes është e bukur në këtë shesh.

Ai gjithashtu shkroi në “hashtag” se Kosova është e bukur.

“Atmosferë e bukur mëngjesi në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë”, ka shkruar Guerot duke ia bashkëngjitur dhe “hashtagun” “Kosova e bukur”./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale