Edhe pse nuk kanë dhënë ndonjë datë për transformimin e FSK-së në ushtri, drejtues të qeverisë po shprehen të bindur se shumë shpejt do të ndodhë transformimi.
Përmendën si mundësi që kjo të ndodhë edhe përmes avancimit të bazës ligjore.
Por, kjo gjë po kundërshtohet nga ambasadat e akredituara në Kosovë.
Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Henrik Nilsson, për RTV 21 tha se Transformimi duhet të ndodhë përmes ndryshimeve kushtetuese.
“Ne jemi të parët që e kemi njohur Kosovën dhe e dimë që çdo shtet e katë drejtën e vetëvendosjes dhe marrjes së vendimeve kur bëhet fjalë për politikat e sigurisë. Por rekomandimi ynë është që transformimi i FSK-së në ushtri të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese”, tha ai.
Diplomati suedez tha se është duke punuar ngushtë me akterë të ndryshëm, si: Qeverinë dhe shoqërinë civile, për ta sjell Kosovën pranë BE-së.
Duke folur për procesin e liberalizimit të vizave, ai tha se Suedia e mbështet Kosovën në këtë proces.
“Është e rëndësishme për Kosovën e vëna nga Komisioni Evropian”, tha Nilsson.
Olmo refuzoi një ofertë joshëse nga Arabia merkaton e dimrit
Të gjithë mendojnë se macet e zeza sjellin fat të keq – këto...
Naftëtarët sfidojnë vendimin e MINT, çmimet e derivateve mbe...
Kurti viziton profesorin 97-vjeçar për Pashkë, vlerëson kont...
Prindon Sadriu me një dedikim të gjatë për Vjosa Osmanin: Em...
Luboteni fiton Kupën e Kosovës në volejboll