Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e Fatmire Mulhaxha –Kollçaku, kanë pritur në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt dhe Sekretarin e parë të Ambasadës, Marten Menger.
Në këtë takim deputetët e VV-së, shprehën falënderimin dhe mirënjohjen e Lëvizjes Vetëvendosje për rolin dhe kontributin e Gjermanisë në të kaluarën dhe në të tashmen e Kosovës; në të gjitha fushat, nga siguria te ekonomia, prej edukimit te demokratizimi.
“Në takimin i cili u zhvillua në atmosferë miqësore dhe të përzemërt, u diskutuan shumë tema e çështje : situata politike në Kosovë, papunësia e madhe e në veçanti tek të rinjtë, integrimi evropian dhe marrëdhëniet bilaterale, mërgata dhe investimet, drejtësia dhe arsimi etj”, thuhet në komunikatën e VV-së.
Në fund, të dyja palët u pajtuan për të vazhduar kontaktin, komunikimin dhe takimet për bashkëpunim sa më të mirë dhe më të ngushtë midis dy shteteve dhe popujve tanë.
Osmani i reagon Kurtit: Nëse kisha dashur pushtet do të garo...
Abdixhiku bashkë me Osmanin e Hotin në Rahovec: Bashkimi ynë...
Takimet e mëdha: KFOR-i me përparim në misionin ushtarak
Bllokimi i Kantierit, Gërdupi: “Mabco” s’mund të përjashtohe...
Vendoset gurthemeli i Repartit të Pediatrisë në Spitalin e G...
Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate