Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, është takuar me Julianne Smith, ambasadore e SHBA-ve në NATO.
Kështu ka shkruar Hovenier, përmes një postimi në Twitter, shkruan arbresh.info
Ai tutje shkruan se SHBA-të së bashku me KFOR-in janë të përkushtuara në promovimin e sigurisë dhe garantimit të stabilitetit për të gjithë njerëzit e Kosovës, por edhe rajonit.
“ I lumtur që takova kolegen time, ambasadoren Julie Smith gjatë vizitës së Këshillit të Atlantikut të Veriut në Kosovë. SHBA-të janë të përkushtuara ndaj rolit të domosdoshëm të NATO-KFOR-it në promovimin e sigurisë dhe garantimit të stabilitetit për të gjithë njerëzit e Kosovës dhe për rajonin”, ka thënë Hovenier.

Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa...
Barcelona cakton buxhetin maksimal për Alvarez – gati ta për...
Turqia goditet nga një tërmet me magnitudë 5.2 ballë
Pacolli uron Pashkët: Paqe, dashuri dhe shëndet për të gjith...
Kërkohet paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë për shpërnd...
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik