Ambasadori i Italisë në Serbi, Luca Gori, ka theksuar se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është kusht për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Në një intervistë për gazetën serbe “Politika”, Gori ka deklaruar se në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës, kjo çështje nuk u vendos as në rend dite dhe se Italia ishte një nga vendet që ishte pro shtyrjes.
“Ne besojmë se pranimi duhet të lidhet me përparimin thelbësor në formimin e Asociacionit. Ky është një nga kushtet që duhet të plotësohet në mënyrë që kandidatura e Kosovës të jetë e suksesshme”, ka thënë ai. Ndryshe, Kosova nuk hyri në rendin e ditës së takimit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, që u mbajt më 16 dhe 17 maj.
“Ne nuk e nisim lojën me portierin” – Sime...
Macron, bisedë telefonike me Trump dhe Pezeshkian: Pranimi i...
Mësohet arsyeja e zëvendësimit të hershëm të Pedrit
27 vite nga rënia e 28 dëshmorëve e 32 martirëve të luftës t...
Sot Dita e Kushtetutës së Kosovës
27 vjet nga Beteja e Koshares