Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves ka thënë se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe do të zgjidhte shumë çështje të rëndësishme.
Sipas Hargreaves, asociacioni do të ishte mënyra më e mirë që shumë çështje të vështira të zgjidhen.
“Ka ende çështje të cilat duhet të trajtohen në kontekstin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe nëse ato qartësohen deri në fund në kontekstin e dialogut, mendoj se shumë prej tyre do të trajtoheshin edhe përmes themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, ka thënë Hargreaves ne Kanal 10.
Për më tepër, ambasadori Hargreaves ka ndarë edhe detaje nga takimi me serbët në veri të vendit, ndërsa ka theksuar se shpreson që ata do të marrin pjesë në zgjedhjet e shkurtit.
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen