Ambasadori Bosch porosit të rinjtë e Kosovës për më shumë punë

12:23 | 17 Mars 2015

Ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, iu është drejtuar studentëve të Universitetit të Prishtinës, në një ligjëratë.

Amabasdori holandez, ka porositur studentët kosovar të investojnë në punë dhe njohuri që të ndërtojnë shtetin e tyre.

edit 1

Bosch gjithashtu, ka njohur për së afërmi me historikun e Holandës në Bashkimin Evropian, dhe angazhimin e Holandës gjatë këtyre viteve në Kosovë, duke përmendur se shteti i tij, ka ndihmuar Kosovën, në fushën e mjedisit dhe në promovimin e të drejtave të njeriut.

“Holanda qysh prej atëherë ka investuar rreth 200 milionë në Kosovë, të cilët jo direkt kanë shkuar në qeveri, por përmes projekteve të ndryshme dhe organizatave të ndryshme joqeveritare. Ne kemi investuar mjaft shumë në fushën e mjedisit, në promovimin e të drejtave të njeriut, dhe në ekonomi gjithashtu”, ka deklaruar Bosch.

Ndërsa, ai iu ka bërë me dije studentëve se, liria e shtypit dhe institucionet e pavarura janë ndër kryesoret ku duhet investuar.

edit 2

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara