Periudha për regjistrim e qytetarëve jashtë vendit fillon më 15 maj 2017 dhe përfundon më 22 maj 2017.
Ambasada e Republikës së Kosovës i fton të gjithë bashkatdhetarët të cilët jetojnë në Zvicër dhe Lihtenshtajn që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre qytetare dhe të participojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Republikës së Kosovës më 11 qershor 2017.
“Në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që do të mbahen më 11 qershor 2017, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në bazë të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës dhe Rregullës Zgjedhore Nr. 03/2013 Votimit Jashtë Kosovës, është i obliguar që të gjithë qytetarëve që janë shtetas të Republikës së Kosovës, por që jetojnë jashtë Kosovës dhe qytetarët që nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës, por që në bazë të Ligjit për shtetësi kanë të drejtë për të qenë shtetas të Republikës së Kosovës, e që kanë të drejtë për të votuar, u mundëson votimin përmes postës”, thuhet në një njoftim të Ambasadës së Kosovës në Bernë.
Periudha për regjistrimin e qytetarëve jashtë vendit fillon më 15 maj 2017 dhe përfundon më 22 maj 2017.
“Andaj, me qëllim të informimit sa më të saktë të qytetarëve që jetojnë jashtë vendit për të drejtën e votës, gjegjësisht për pajisjen me formularë për regjistrim, KQZ-ja materiale për regjistrim u dërgon edhe Pikave Shpërndarëse, si Ambasadave dhe Konsullatave të Republikës së Kosovës dhe personave kontaktues të subjekteve politike të regjistruara në Republikën e Kosovës, të cilat kanë shtrirje në diasporë, përmes pikave të tyre kontaktuese”, thuhet më tutje në njoftimin e Ambasadës në Bernë.
Roli i pikave shpërndarëse në procesin zgjedhor ka të bëjë me informimin e qytetarëve të interesuar për pjesëmarrje në votim për zgjedhjet nacionale të datës 11 qershor 2017.
Pikat shpërndarëse do të shërbejnë si mundësi apo adresë, ku qytetarët e interesuar mund të pajisen me formularët për aplikim dhe të marrin informata për kohën dhe mënyrën e aplikimit dhe për mënyrën e dorëzimit të pakove me aplikacione në adresën e KQZ-së.
Të bashkëngjitur gjeni:–
Informatën për Periudhën e Aplikimit për Regjistrim,–
Kriteret juridike për të drejtën e votës,–
Udhëzuesin për plotësimin dhe dërgimin e formularit të aplikimit,–
Formularin e Aplikimit për Regjistrim I dhe–
Formularin e Aplikimit për Regjistrim II.
Ju njoftojmë që qytetarët mund të marrin aplikacionet për regjistrim dhe informata të tjera edhe në ueb faqen e KQZ-së, në linkun:http://www.kqz-ks.org/sq/votimi-jashte-vendit
Prishtinë: Dogana zbulon mbi 500 mijë euro mallra të dyshuar...
30 ditë paraburgim për dy serbët e dyshuar për rastin e parc...
Ndalohet importi i mbi 1 mijë litrave vaj ulliri, AUV: Produ...
Prattipati e takon Kusari-Lilën, inkurajon përpjekjet e vazh...
Inspektorët e Pejës në aksion, cak shitësit ambulantë
Po trajtohej në QKUK, arratiset një i burgosur i Dubravës