Partitë opozitare ka kohë qe janë në kërkim të zgjedhjeve të parakohshme. Një proces të ri zgjedhor po e mbështet edhe një pjesë e deputetëve të PDK-së.
Ndërkohe, fundin e kësaj legjislature po e shohin edhe njohësit e çështjeve politike.
Madje, kohëve të fundit janë përfolur edhe data konkrete për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.
Mirëpo, ambasada e SHBA-ve në Prishtinë nuk shpreh përkrahje në lidhje me zgjedhjet e parakohshme.
Në një prononcim për Indeksonline zëdhënësja e ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, J.Michelle Schohn thotë se ambasadës asnjëherë nuk i është kërkuar përkrahja për zgjedhjet e parakohshme dhe se ata asnjëherë nuk kanë shprehur përkrahje për zgjedhjet e parakohshme në ndonjë datë të caktuar.
“Ambasadës as nuk i është kërkuar përkrahje për zgjedhje të parakohshme dhe as që ka shprehur përkrahje për zgjedhje të parakohshme në ndonjë datë të caktuar”, ka thënë Schohn për Indeksonline.
Në anën tjetër, Nisma për Kosovën tashmë ka nisur mocionin e mosbesimit për Qeverinë e Kosovës , duke nisur kështu edhe mbledhjen e nënshkrimeve për rrëzimin e Qeverisë Mustafa
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...
Google përshpejton telefonat Android dhe përmirëson baterinë