Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka shkruar për vizitën e përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak dhe të dëguarit të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin, Gabriel Escobar në Kosovë.
“Mezi presim që së shpejti t’i mirëpresim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak dhe Përfaqësuesin Special të Shteteve të Bashkuara në Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar në Kosovë!”, thuhet në ‘twittin’ e ambasadës.
Looking forward to soon welcoming ??Special Representative @MiroslavLajcak & ?? Special Representative to the Western Balkans Gabriel Escobar to ?? Kosovo! https://t.co/ewsFx4fZdf
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) January 31, 2022
Përndryshe, Lajçak dhe Escobar së pari do të shkojnë në Presidencë te shefja e shtetit, Vjosa Osmani. Takimi është paraparë të zhvillohet në orën 16:00.
Të dy diplomatët do të takohen me kryeministrin Albin Kurti në orën 17:05. /arbresh.info/
lexo edhe:
Rikthimi i krizës në Hormuz, Trump thërret takim në Dhomën e...
Nis finalja e madhe e Big Brother VIP 5, spektakël me 500 dr...
Po zhvillonin gara, policia gjobitë ashpër dy të rinj në Fer...
Papa: Nuk është në interesin tim të debatoj me Trump
Kosova në disavantazh pas pjesës së parë ndaj Bullgarisë
Përleshje mes tre personave në Ferizaj, policia sekuestron n...