Ambasada e Kosovës në Amerikë: Pavarësia e Kosovës u vlerësua si e ligjshme 11 vjet më parë

Prishtina
10:02 | 22 Korrik 2021

Sot u bënë 11 vjet prej kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka marrë vendimin për të njohur Pavarësinë e Kosovës.

Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka kujtuar këtë ditë përmes një postimi në Twitter.

“11 vjet më parë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka dalë në përfundim se ‘Deklarata e Pavarësisë së Kosovës e miratuar më 17 shkurt 2008 nuk është e shkel ligjin ndërkombëtar”, thuhet në postim.

Lajmet më të lexuara