Aliu pas vdekjes së 20-vjeçares që u lëndua nga shpërthimi në Ferizaj: Humbëm një mike të çmuar

13:10 | 26 Shkurt 2021

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu  ka shprehur ngushëllimet e tij pas  vdekjes së  Fatime Haxhidema, e cila kishte marrë lëndime nga shpërthimi i bombolës së gazit në një nga restuarantet në Ferizaj, transmeton Arbresh.info.

Ajo kishte marr lëndime të rënda nga shpërthimi i bombolës së gazit në një nga restuarantet në Ferizaj.

Postimi i plotë:

Me dhembje të thellë, sot, mora lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëqytetares sonë, Fatime Haxhidema, e cila ishte e lënduar nga shpërthimi i fillimvitit në njërin nga restaurantet e Ferizajt dhe po trajtohej në shërbimin e specializuar mjekësor në Turqi.
Sot, jemi të gjithë të lënduar, të gjithë me familjen e të ndjerës. Ferizaj, humbi një bashkëqytetare, familja më të shtrenjtën familjare e shoqëria e saj, një mike të çmuar.
Lutemi që shpirti i saj të prehet në paqen e pafundme. Ngushëllime të sinqerta, familjes, miqve e të njohurve të të ndjerës. 

 

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Me dhembje të thellë, sot, mora lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëqytetares sonë, Fatime…

Posted by Agim Aliu on E premte, 26 Shkurt 2021

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara