Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ka thënë se nga 9 rastet e reja pesë prej tyre janë raste që lidhen me Kampin Bondsteel, tre janë raste kontakte nga fshati Topanicë të Kamenicës.
Aliu për RTV Dukagjinin thotë se një rast në këtë komunë është i ri dhe nuk i dihet burimi i infeksionit.
“Do të kontaktojmë me pacientin i cili tashmë është i shtrirë në Klinikën Infektive për të mësuar më shumë se nga mund të ketë ardhur infektimi”, tha ai.
I pari i Ferizajt thotë se të gjitha rasteve tjera u dihet burimi i infeksionit më përjashtim të këtij të fundit.
Aliu thotë se në Ferizaj pritet të rritet edhe më tej numri i të prekurve me COVID-19 pasi sipas tij rasti i Bondsteel-it kishte pasur shumë kontakte.
Ferizaj është komuna e dytë ën nivel Kosove në raport me numrin e të prekurve me COVID-19 me 66 raste, 4 më pak se Malisheva.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...