Aliu: Mision i ri nuk kërkohet me dështime të vjetra

17:03 | 27 Maj 2017

Kryetari i degës së AKR-së në Vushtrri njëherësh drejtor për Zhvillim Ekonomik dhe Bujqesi në Komunën e Mitrovicës  Nasuf Aliu sot ka pritur presidentin Behgjet Pacolli në një takim me strukturat e kësaj partie,shkruan Arbresh. info

Aliu gjatë fjalimit të tij para të pranishmëve ka shpalosur një pjesë të programit të AKR-së për bujqësi dhe zhvillim ekonomik, ai gjithashtu ka komentuar edhe “Misionon e Ri” duke thënë se nuk  mundë të kërkohet mision i ri me dështime të vjetra.

“Misioni i Ri nuk kërkohet me dështime të vjetra që na ngopen, këta janë ata  që e dështuan  Trepçën,ushtrinë, privatizimet etj, këta janë ata që me rezultatet e pisës na radhitën të fundit në botë, prandaj ne bashkërisht me 11 qershor e kemi rastin që ti japin Kosovës një kahje të re e kjo vjen me njerëz që janë të dëshmueshëm”, është shprehur Aliu

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara