Në një intervistë ekskluzive për emisioni “Drejtësia në Kosovë”, Kryeprokurori i zgjedhur i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka dhënë porosi të qarta për Gjykatën Kushtetuese dhe Presidenten e vendit.
Lumezi është shprehur i bindur se Presidentja nuk ka rrugë tjetër përpos ta dekretojë atë në këtë pozitë në të cilën e zgjodhi dhjetë ditë më parë Këshilli Prokurorial i Kosovës.
Kushtetuesja, sipas Lumnezit, nuk ka mandat të merret me konkursin ku ai është zgjedhur Kryeprokuror.
”Unë pres që Presidentja ta kryejë detyrën e vet kushtetuese dhe sa jam unë i njoftuar Presidentes i ka mbetur vetëm ta kryejë aktin final, ta kryejë dekretin”, ka thënë Lumezi.
Një javë më parë, Këshilli Prokurorial i Kosovës vendosi që me 5 vota pro dhe 2 kundër ta propozojë Aleksandër Lumezin për dekretim tek Presidentja e Kosovës.
Përzgjedhja e tij në këtë pozitë erdhi pas një procesi të kaluar me tensione, për shkak të tërheqjes së pesë pretendentëve të tjerë për Kryeprokuror, të cilët u tërhoqën nga gara me pretendimet se procesi kishte degraduar.
Procesi është bllokuar në këtë fazë për shkak të ndërhyrjes së Gjykatës Kushtetuese e cila kërkoi informacione shtesë nga Këshilli Prokurorial rreth procesit të përzgjedhjes së Kryeprokurorit.
Mirëpo, për Lumezin kërkesat e Gjykatës Kushtetuese nuk paraqesin problem.
“Unë jam jurist dhe i kam shqyrtuar të gjitha dispozitat e ligjit dhe sipas vlerësimit tim nuk ka mundësi as Presidentja e as Gjykata Kushtetuese të merren me procesin e përzgjedhjes së Kryeprokurorit”, është shprehur Lumezi.
Kandidati i vetëm për Kryeprokuror të Shtetit është shprehur i bindur se përzgjedhja e tij nuk do has në ndonjë pengesë mirëpo nëse kjo ndodhë atëherë sipas tij po shkelen ligjet.
“Nëse do ketë pengesë nga institucionet relevante atëherë unë e konsideroj se institucionet do të ushtrojnë një të drejtë arbitrare e cila nuk është në përputhje me ligjin”, ka thënë Lumezi.
Ai ka folur edhe për dyshimet se zyrtarë të Këshillit Prokurorial ishin përfshirë në shantazhe e poashtu mundësinë që njerëz të administratës së Prokurorisë të kenë ndihmuar dhe favorizuar kandidat të caktuar.
Javën e kaluar ‘Drejtësia në Kosovë’ raportoi se anëtari i KPK-së Florent Muqaj kishte pranuar mesazhe në telefonin e tij me porosi që ta shantazhonte anëtaren tjetër të KPK-së, Sevdie Morina.
Kyreprokurori që pret dekretimin, Aleksandër Lumezi, thotë se është në dijeni për këto mesazhe dhe premton se të gjthë ata që shkelën normat etike dhe morale nuk do jenë pjesë e sistemit prokurorial të Kosovës.
“Është e vërtetë se ka pasur mesazhe dhe ata që kanë vepruar në kundërshtim me vlerat etike dhe morale nuk e meritojnë të jenë pjesë e sistemit Prokurorial të Kosovës”, u shpreh ai.
I pyetur për deklarimet e prokurores Sevide Morina se në administratën e Këshillit Prokurorial ka edhe grupe kriminale, Lumezi ka thënë se nuk është në dijeni për to mirëpo ka premtuar se do të nisë monitorimet dhe auditimet edhe në administratën e Prokurorisë.
“Unë nuk mund të them se a ka grupe kriminale por sigurisht që gjatë monitorimit të sistemit duhet të monitorohen procedurat administrative dhe buxheti i KPK-së dhe sigurisht që nëse gjejmë mangësi gjatë autodimeve atëherë të gjithë do përballen me ligjin”, ka thënë Lumezi.
Sa i përket kolegëve të tij prokurorë, Lumezi ka pranuar se ka të tillë që nuk guxojnë dhe nuk janë të aftë ta kryejnë punën e tyre. Këta prokurorë, sipas tij, nuk do ta kenë vendin në Prokurorinë e Kosovës.
Duke folur për hetimet e mudshme për zyrtarë dhe “peshq të mëdhenj”, Lumezi është zotuar se në gjashtë muajt e parë të qeverisjes së tij do të nisin me publikimn e aktakuzave të para ku janë të përfshirë zyrtarë të lartë shtetërorë.
DHURATA DHE NJË FUNDVIT ME BUZËQESHJE PËR FËMIJËT QË LUFTOJN...
Digjet magazina ushtarake në Rusi
Pacolli: Nuk e kam ditur që vëllai im ka aplikuar për subven...
Hamza premton 50% rritje të pagave për mantelbardhët, zero k...
UEFA e dënon Serbinë për tentimin e tifozëve për ta djegur f...
Tre vjet burgim për policin që plagosi një qytetar në veri t...