Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka përkujtuar në ditlindjen e 66 njërin nga themeluesit e LDK-së, Xhemajl Mustafën. Kurti ka shkruar se Xhemajl Mustafa sot do t’i mbushte 66 vjet.
Kurti është shprehur se edhe pas 19 viteve të vrasjes së tij ende askush nuk u dënuar për krimin.
“Një vit e gjysmë pas luftës e kanë vrarë mizorisht para banesës së tij në lagjen ‘Dardania’. Askush nuk u gjykua e dënua për këtë krim”, ka thënë Kurti.
Ai ka treguar për personalitetin e Xhemajl Mustafës gjatë takimeve që ka pasur në vitet e ’90-a.
“E kam takuar disa herë në fundvitet e ’90-a. Gjithmonë i dashur dhe i qetë, përherë i kredhur në mendime dhe i prajshëm në komunikim. Burrë i mirë, siç themi ne shqiptarët”, ka shkruar Kurti.
Kryetari i VV-së në postimin e tij në Facebook, ka publikuar edhe një poezi të veprimtarit të LDK-së kushtuar Adem Demaçit në vitin 1972.
Tuneli në Tophane lirohet prej mbeturinave
Glauk Konjufca e quan “frizerkë” Vjosa Osmanin
Shqipëria dhe Mali i Zi nxisin avancimin e projekteve ndërku...
Hamza nga Vushtrria: PDK e gatshme dhe e mobilizuar për ndry...
Shembja e ndërtesës në Gjermani/ Ekipet e shpëtimit vijojnë ...
Kosovari do të dëbohet nga Gjermania, pas garës rrugore me f...