75 shkolla në të gjithë Serbinë kanë marrë njoftime për bomba deri në orën nëntë të mëngjesit të sotëm.
Kështu i është thënë agjencisë serbe të lajmeve Tanjug në Ministrinë e Arsimit.
Ministria serbe e Punëve të Brendshme më herët kishte njoftuar se pas raportimeve për mjete shpërthyese të vendosura në shumë shkolla në Serbi, pjesëtarët e tyre kanë dalë në terren, ku po kryejnë masat dhe veprimet nën juridiksionin e tyre.
“Edhe gjatë ditëve të kaluara, kur ka pasur raportime të tilla, të cilat janë konstatuar se janë të rreme, policia gjatë gjithë kohës ka qenë në terren dhe është kujdesur për sigurinë e studentëve dhe qytetarëve të Serbisë, thuhet në njoftimin e MPB-së së Serbisë.
Rama dënon sulmin terrorist në Ankara: Akt i neveritshëm, fr...
Arrestohet 44-vjeçarja në Përmet, e dinte se vajza e saj ish...
“Fuçi baruti”,– Gjermania dhe SHBA-ja në koordinim të ngusht...
Vranë veterinerin dhe i morën makinën, detaje nga organizimi...
Fondi “i pavërejtshëm” për veriun
Ballkani ka një paralajmërim për tifozët e Dinamo Zabrebit