Sot, Rektorari i UP-së ka pranuar një email në gjuhën angleze, ku janë paralajmëruar për një bombë në objektin e tyre.
Në lidhje me rastin, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka konfirmuar për arbresh.info se kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes një emaili.
Ndërsa poashtu ka bërë të ditur se Policia tashmë gjendet në vendin e ngjarjes, përcjell arbresh.info.
“Rreth orës 16:00, është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Rektoratin e Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë.
Informacionet e para flasin se kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes postës elektronike.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën” – ka thënë Borovci. /arbresh.info/
Përplasen dy vetura, vdes njëri nga shoferët në Thumanë
Rezultatet dëshpëruese e çojnë në shtëpi trajnerin e Chelsea
Rama: Mbjellja e rreth 100 kurorave në rrugën “Tirana” hap d...
BBC: Si po ndikon ndërprerja e internetit në Iran tek njerëz...
Konjufca kërkon veprim më të shpejtë për sigurimin e statusi...
Dy këmbësorë goditen nga vetura në Deçan