Gjyqtari i rastit ndaj aktivistëve të Vetëvendosjes të akuzuar për sulmin në Kuvendin e Kosovës, Beqir Kalludra ua vazhdoj atyre masën e arrestit shtëpiak deri në seancën e radhës gjyësore e cila do të mbahet më 30 mars të këtij viti.
Avokatët mbrojtës të të akuzarve, në fjalët e tyre kërkuan që të hiqet masa e arrestit shtëpiak dhe të vendoset çfarëdo mase tjetër sipas kodit penal, shkruan portali arbresh.info.
Mirëpo, prokurori i rastit, Abdurrahim Islami tha se fjalët e avokatëve mbrojtës janë të pabaza dhe se aktakuza ndaj aktivistëve të VV-së nuk është as një për qind politike.
Seanca e radhës gjyqësore ndaj pesë aktivistëve të VV-së do të mbahet më 30 mars në ora 13:00./Arbresh.info.
Operacion antimafia në Napoli, 14 të arrestuar të lidhur me ...
Irani vendos rregulla të reja për Ngushticën e Hormuzit
Lushtaku: Limaj mund të jetë pjesë e listës së PDK-së
Rexhaj i quan mllef kundër VV’së dhe transfere futbolli larg...
E konfirmuar: Trepça e pret Vushtrrinë në Mitrovicë, pritet ...
Bedri Hamza e mirëpret Aida Dërgutin në PDK