Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesën e mbrojtësve të katër aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje për ndërprerjen e masës së arrestit shtëpiak, raporton Arbresh.info.
Lajmin e ka bërë të ditur mbrojtësi i aktivistit Frashër Krasniqi, avokati Tomë Gashi përmes një postimi në Facebook.
Sipas avokatit Gashi, katër aktivistët e VV-së, të cilët akuzohen për sulm në Kuvendin e Kosovës më 4 gusht të vitit të kaluar, Frashër Krasniqi, Adea Batusha, Atdhe Arifi dhe
Egzon Haliti, do vazhdojnë të mbeten në arrest shtëpiak.
Avokati Gashi, vendimin e Gjykatës Themelore e cilëson si të padrejtë pasi sipas tij, katër të akuzuarve të cilët janë të nominuar nga Vetëvendosje si kandidat për deputet po u pamundësohet dalja në fushatë zgjedhore.
Ai ka bërë të ditur se kundër këtij vendimi ka bërë ankesë në Gjykatën e Apelit./ Arbresh.info/


46-vjeçari nga Kosova arrestohet në Ulqin, dyshohet se vrau ...
Takimi me kongresistët amerikanë, Haxhiu: Anëtarësimi në NAT...
Belgrano fiton titullin historik pas rikthimit të çmendur nd...
Arrestohen dy kosovarë në Maqedoni, dyshohen se transportoni...
Policia ekstradon nga Zvicra të dyshuarin për “Dhunim”
Policia spanjolle kundër korrupsionit bastis selinë e partis...