Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit S. H., për shkak se ka kryer veprën penale, keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar .
Sipas komunikatës i pandehuri S.H., në cilësi të personit zyrtar në komunën e Suharekës, duke e shfrytëzuar detyrën zyrtare, i ka tejkaluar kompetencat e tija me qëllim që të përfitojë çfarëdo dobie për personin tjetër, dhe me këtë rast ka shkelur me dashje ligjin lidhur me detyrat e punësimit të tij.
“S.H., në kundërshtim me Ligjin 04/L-144 për dhënie në shfrytëzim dhe këmbim të pronës së paluajtshme që është në pronësi të komunës, dhe Rregullores 23/2013 për përcaktimin e procedurave për dhënie në shfrytëzim dhe këmbim të pronës së paluajtshme që është në pronësi të komunës, ka lidhur kontratën mbi dhënien e tokës ndërtimore në shfrytëzim të përkohshëm me qira, si përfaqësues i komunës së Suharekës me një ndërmarrje po nga komuna e Suharekës”, thuhet në komunikatë.
Me këtë S.H., pa autorizim nga kryetari i komunës ka nënshkruar kontratë, m e ç’ rast kontraktuesit nga Suhareka i ka mundësuar dobi edhe atë shfrytëzimin e kësaj parcele kadastrale pa i ndjekur procedurat e rregullta ligjore dhe ka shkelur me dashje ligjin dhe rregulloren e lartcekur. Me këto veprime S.H., ka kryer veprën penale, keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.
Shqipe Selimi ndër më të votuarat në VV
Qeveria jep detaje për takimin Kurti–Stocker në Vjenë
34-vjeçari i zhdukur në Tiranë, policia dyshon për vrasje
FSK dhe Garda e Ajovës thellojnë bashkëpunimin strategjik
Kurti në Forumin Ekonomik të Vjenës, thekson partneritetin m...
Kalimi nga VV në LDK u kushtoi me mijëra vota, rënia drastik...