Aksion për “Kontrabandë me kafshë’’

18:04 | 4 Qershor 2021

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, pas grumbullimit të disa informacioneve, se në fshatin Gërlicë të Ferizajt janë një numër i konsiderueshëm i kafshëve të cilat dyshohen se janë të kontranbanduara.

Policët nga Sektori Rajonal i Hetimeve, të shoqëruar edhe nga njësitet reaguese të stacionit policor të Ferizajt, në përkrahje edhe të Njësisë së Reagimit të Shpejtë nga Drejtoria Rajonale Policisë në Ferizaj , kanë dalur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur në numër të konsiderueshëm , prej 80 krerë gjedhë (lopë e viça).

Në lidhje më këtë janë njoftuar të gjitha organet kompetente : Prokuroria Themelore e Ferizajt , Policia Kufitare , Dogana e Kosovës dhe AUV.

Ky aksion i policisë së përbashkët po vazhdon akoma. /arbresh.info/

Lajmet më të lexuara