Aksidentohet autobusi me shqiptarë në Kroaci

08:46 | 29 Tetor 2020

Një autobus me targa shqiptare u përfshi në një aksident në Kroaci. Mediat kroate raportojnë se nga aksidenti disa nga pasagjerët u plagosën lehtë, por nuk kanë rrezik për jetën.

Aksidenti ndodhi në autostradën A1 pranë zonës së pushimit Jasenice në drejtim të Zagrebit.

“Vetëm një automjet u përfshi në aksident, një autobus me targa shqiptare dhe çfarë ndodhi saktësisht do të mësohet vetëm pas hetimit” tha zëdhënësja e Administratës së Policisë së Zadarit, Ivana Grbin.

Shërbimet e urgjencës mbërritën menjëherë në vendin e aksidentit për t’u ardhur në ndihmë të plagosurve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara