Dy persona janë lënduar në aksidentin që ndodhi mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë-Lipjan.
Aksidenti ndodhi mes një veture dhe një kamioni.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për arbresh.info ka bërë të ditur se dy persona kanë pësuar lëndime dhe se të njëjtit janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor.
“Sot rreth orës 09:20, Prishtinë – Lipjan ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete( një veturë dhe një kamion) Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha Ahmeti.
Tutje Ahmeti shtoi se tashmë në vend të ngjarjes kanë dalë njësitet relevante dhe se kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve që çuan deri tek aksidenti./arbresh.info/
Vdekja e Qosjes, ASHAK-u nesër organizon mbledhje komemorati...
Trump drejtuar Marinës Amerikane: Qëlloni çdo anije që vendo...
E premtja ditë zie në Kosovë
Haxhiu për ndarjen nga jeta të Qosjes: Ishte hero i mendjes ...
BE miraton kredinë 90 mld euro për Ukrainën pas heqjes së ve...
IPK rekomandon suspendimin e një polici trafiku në Prishtinë