Aksidenti në “Dydesh” të Pejës, shtatë persona ende në spital

15:30 | 6 Maj 2018

 

Gjatë ditës së djeshme në rrugën Istog-Pejë, gjegjësisht në fshatin Jabllanicë e vogël në vendin e quajtur “Dydesh”, kishte ndodhur një aksident trafiku ku kishin mbetur të lënduar 31 persona, që të gjithë shtetas të Republikës së Kosovës.

Mësohet  se shtatë (7) prej tyre janë duke qëndruar ende në Spitalin rajonal të Pejës, me ç’rast po kërkojnë trajtimin e duhur mjekësorë, shkruan Indeksonline.

Drejtoria rajonale e Policisë në Pejë përmes një komunikate kishte  bërë të ditur se gjatë këtij aksidenti ka qenë i përfshirë një (1) minibus i tipit Iveco me targa të regjistrimit vendor.

Ndryshe, lidhur me aksidentin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili i ka vizituar të lënduarit e aksidentit.

“Sipas të dhënave preliminare dyshohet se aksidenti ka ndodhur derisa ngasësi i minibusit i cili ishte duke qarkulluar nga Istogu në drejtim të Pejës, me të arritur në fshatin Jabllanicë e vogël në vendin e quajtur ”Dydesh”, duke mos iu përshtatur kushteve të rrugës si dhe shpejtësisë për një moment humb kontrollin mbi automjet dhe godet një pemë në anën e kundërt të rrugës”, thuhej më tej në komunikatën ePolicisë së Kosovës.

Kësisoj, rasti është duke u proceduar  nga Njësia e hetimeve të aksidenteve NJRKRR- DRP Pejë. /Indeksonline/

Lajmet më të lexuara