Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin e ndodhur dje mes dy veturave në Lebushë të Deçanit, ku të lënduar mbetën pesë persona.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, deri te aksidenti ka ardhë kur “i dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet se nga pakujdesia ka shkaktuar aksident me ç’rast ka goditur një veturë të cilën ishte duke e drejtuar viktima mashkull kosovar”.
Rasti është duke u hetuar.
“Fsh. Lebush, 14.08.2022-09:50. Ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë dy vetura. I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet se nga pakujdesia ka shkaktuar aksident me ç’rast ka goditur një veturë të cilën ishte duke e drejtuar viktima mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit, lëndime kanë pësuar pesë persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport/arbresh.info/
lexo edhe:
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...