Aksidenti në Bullgari, edhe tre të mbijetuar pritet të kthehen në Shkup

11:01 | 29 Nëntor 2021

Edhe tre të mbijetuar nga aksidenti tragjik në “Struma” të Bullgarisë pritet të lëshohen nga spitali “Pirgov”.

Ata do të transferohen në Qendrën Klinike të Shkupit ku do t’ju ofrohet ndihmë mjekësore dhe psikologjike.

Ndërkaq dy të tjerë janë transferuar të shtunën dhe janë në gjendje stabile shëndetësore, shkruan Alsat.

Në aksidentin tragjik që ndodhi para gjashtë ditësh humbën jetën 45 persona shtetas të Maqedonisë së Veriut, shumica prej tyre shqiptarë. Në mesin e tyre ishin 12 të mitur.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara