Një aksident trafiku ka ndodhur në mes një kamioni dhe autobusi në fshatin Rakovinë në Gjakovës.
Këtë e ka konfirmuar për Arbresh.info, Lirije Podrimaj, nga policia rajonale e Gjakovës, e cila ka thënë se nga ky aksident ka pasur persona të lënduar të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor dhe për momentin janë jashtë rrezikut për jetë.
“Në ora 16:25 stacioni policor Gjakovë ka marr informacion për një aksident komunikacioni në fshatin Rakovinë. Patrullat e Policisë kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes. Në aksident janë të përfshirë një kamion dhe një autobus. Nga informatat e para të zyrtarëve policor ka edhe persona të lënduar të cilët janë dërguar menjëherë për trajtim mjeksorë e që sipas personelit mjeksorë gjendja e tyre për momentin është jasht rrezikut për jetë”, tha ajo./arbresh.info
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...