Policia në Klinë ka marrë veprime mbikqyrëse në vijën Hekurudhore, se a po ndalen veturat pranë shenjës “STOP”.
Krejt kjo pas dy aksidenteve të ndodhura javën e kaluar, shkruan Arbresh.info.
Sipas njoftimit, nga mëngjesi deri më sot janë shqiptuar dhjetëra gjoba.
“Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni Policor Klinё, sot me datën 23.04.2025 duke filluar nga orës 08:30, ka marr veprime tё mbikqyrjës së vijёs Hekurudhore e cila kalon pёrgjatë zonёs së pergjegjesisë sё Stacionit Policor nё Klinё, duke verifikuar drejtuesit e automjeteve se a po ndalohen nё vend kalime hekurudhore ku ёshtё e vendosur shenja STOP. Ky planifikim ka rrjedhojë si pasojë e dy aksidenteve me tren javen e kaluar nё kёtё zonё .”, thuhet në njoftim.
“Nga sot ky operacion do jetë nё vazhdimësi dhe kundёrvajtёsit të cilët nuk i respektojnë shenjat e komunikacionit tё vendosuar nё vendkalime hekurudhore do gjobiten pa ndonje kompromis. Nga mengjesi deri me tani janë shqiptuar me dhjetra gjoba me të vetmin qёllim që vozitësit te vetёdijёsohen sidomos qё kёto mosrespektime po kushtojnë me jetёn e qytetarit.”, thuhet tutje.
Policia ka apeluar te qytetarët që të vozisin me kujdes.
“Apelojmë tek tё gjithë qytetarёt pёrkatësisht vozitësit e automjeteve te kenë kujdes nё drejtimin e mjeteve me theks te veqantë nё pjesët ku kalon rruga mbi binar.”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e policisë./Arbresh.info/
Berisha: Zgjedhjet e 11 majit ishin farsë elektorale
24 vjet nga Marrëveshja e Konçulit, Sinani: Shqiptarët në Lu...
Rama: Menaxhmenti i ‘Pastrimit’ ka punësuar persona të panev...
Kurti: Ambasadorët nuk i thërras për të folur për çështje të...
Për të gjithë përdoruesit e iPhone: Fikni menjëherë këtëc!
Kurti: U humb rasti historik për moscertifikimin e Listës Se...