Një aksident me fatalitet ka ndodhur gjatë ditës së sotme në fshatin Bec të Gjakovës. Ku si pasojë e këtij aksidenti një person ka vdekur kurse katër të tjerë kanë mbetur të lënduar.
Rastin e ka konfirmuar për Indeksonline edhe Policia Rajonale e Gjakovës. Zyrtarja për informim e këtij rajoni, Lirije Podrimaj ka thënë se në vendin e ngjarjes kanë gjetur automjetin e tipit “Golf 2”, ku brenda tij kanë qenë pesë persona.
Sipas saj, pas daljes së mjekut kujdestar në vendin e ngjarjes, ngasësi ishte gjetur pa shenja jete.
Më tutje, Podrimaj thotë se katër personat e tjerë janë dërguar në Spitalin Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë, të cilët janë jashtë rrezikut për jetë.
Mësohet se viktima është E.I, i lindur më 1999, (19 vjeç).
Podrimaj ka shtuar se me urdhër të prokurorit dhe me kërkesë të familjarëve, trupi i pajetë i është dorëzuar familjes dhe nuk është dorëzuar në autopsi.
Sulmi kibernetik lë jashtë funksionit shërbimin postar të Fr...
Besa Famgas, kampione vjeshtore në Superligën e Kosovës
Rusia përshkallëzon sulmet ndaj rajonit kyç të Ukrainës, Ode...
Neymar operohet me sukses, synimi i tij i vetëm është pjesëm...
Aksident me vdekje në Tepelenë-Memaliaj, humb jetën 45-vjeça...
Durmishi: Rrugët në brezin kufitar po rrisin sigurinë dhe zh...